Telegrafi

Lewandowskit i shtohen pretendentët – pas Barcelonës dhe PSG, tani radha e gjigantit anglez

Manchester Unitedi i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Leëandoëskit.

Mediumi anglez “The Sun” ka bërë të ditur se “Djajtë e Kuq” pasi dështuan t’i sigurojnë shërbimet e Darwin Nunezit, që do të kalojë te Liverpooli, tani janë kthyer kah Lewandowski.

Sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere edhe pse ka edhe një vit kontratë.

Në garë për polakun janë edhe Barcelona dhe PSG, me katalnasit që janë klubi i pëlqyer i Lewas.

Man United po e vëzhgon nga afër situatën dhe është gati të paguajë te klubi gjerman shuma që po kërkohet, gjë që Barcelona nuk mund ta bëjë. /Telegrafi/