Telegrafi

Lewandowski zbulon tre kundërshtarët më të vështirë që është përballur me ta

Robert Lewandowski ka luajtur kundër shumë mbrojtësve në karrierën e tij, por ka vendosur t’i zgjedh vetëm tre si më të vështirët me të cilët është përballur.  

Sulmuesi polak ka shënuar 199 gola në Bundesliga nga 283 paraqitje, ndërsa shumë gola tjerë ka shënuar në garat evropiane.

Gjatë karrierës së tij, Lewa është përballur me shumë mbrojtës të fortë, por tre nga ta i ka veçuar si më të vështirë për të luajtur ndaj tyre.

Lexo po ashtu Niko Kovac e quan Robert Lewangolski: Ai është si sigurimi i jetës

“Në Ligën e Kampionëve ka qenë Sergio Ramos”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Kicker.

Lewandowski dhe Ramos gjatë një aksioni (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Ai është një qendërmbrojtës i madh, jo vetëm mbrojtës, por edhe me topin”.

Mats Hummels dhe Lewa (Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

“Në Bundesligë, Jerome Boateng dhe Mats Hummels”.

“Kjo ishte gjithmonë një sfidë dhe jo e lehtë për të luajtur kundër tyre”, përfundoi polaku. /Telegrafi/