Robert Lewandowski tashmë ka bërë të ditur se po largohet nga Bayern Munichu, për të realizuar transferimin te Barcelona.
Klubi katalanas do të paguajë 50 milionë euro plus pesë milionë bonus për kartonin e sulmuesit polak, te Bavarezët.
Lojtari deklaroi se ai nuk do t’i harrojë tetë vitet e kaluara në “Allianz Arena”, derisa do t’u thotë lamtumirë të gjithë në klub, ndërsa bashkëlojtarëve tashmë u ka thënë.
“Këto tetë vite ishin të veçanta dhe nuk do ta harroj këtë. Kam kaluar shumë mirë në Mynih”, deklaroi ai.
“Do të kthehem për t’u thënë lamtumirë të gjithë punonjësve siç duhet”, ka vazhduar Lewa.
Lewandowski pritet që gjatë kësaj fundjave të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës, ndërsa prezantimi i tij të realizohet në të hënën dhe të fluturojë menjëherë për në Amerikë, aty ku klubi do të zhvillojë ndeshjet para-sezonale. /Telegrafi/
Robert Lewandowski: “These 8 years were special and I won't forget that. I had a great time in Munich”, he tells @Sky_Torben. 🔴 #FCBayern
“I will come back to say goodbye to all employees properly”, Lewa says ahead of his move to Barcelona. pic.twitter.com/w91XYTODZ0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2022