Telegrafi

Lewandowski tregon pozicionin perfekt të Mullerit

Robert Lewandowski beson se bashkëlojtari i tij, Thomas Muller, ka nevojë për të luajtur në një rol qendror në Bayern Munich apo si sulmues i dytë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Sulmuesi polak i Bayern Munichut ndjehet në pozitë më të mirë kur Thomas Muller është si sulmues i dytë apo mbështetës pas tij.

“Është më mirë për Thomas nëse ai luan pas meje në mes të fushës”, ka thënë  Lewandowski për TZ.

Lexo po ashtu Ancelotti, Matthausit: Muller është inteligjent

“Ai ka më shumë hapësirë për të gjetur hapësirat në mes”, përcjell Telegrafi.

“Nëse unë të lëvizi në të majtë, Thomas menjëherë lëviz në të djathtë”, përfundoi sulmuesi polak. /Telegrafi/