Megjithëse sjelljet e tij në stërvitjet e Bayern Munichut kohët e fundit nuk kanë qenë edhe për t’u lavdëruar, Pep Guardiola dikur e përshkroi Robert Lewandowski si “lojtarin më profesionist” me të cilin kishte punuar ndonjëherë.
Dhe në qendër të përgatitjes intensive të sulmuesit janë një sërë bestytnish të çuditshme që ai përdor për të ruajtur nivelet e tij të pabesueshme të performancës në fushë.
Shumë nga ritualet unike janë të detajuara në një përshkrim të thellë nga Jonathan Liew në The Guardian.
Deri tani zbulimi më qesharak është se Lewandowski ha ëmbëlsirën e tij para se të merr pjatën kryesore kur ulet në tavolinën e ngrënies.
Thuhet se shumë bashkëlojtarë te Bayerni i kanë bërë me dije se ai e ka renditjen e gabuar të ushqimit.
Por, rezulton se ka një metodë për çmendurinë. Bashkëshortja e Lewandowskit, Anna, është një kampione e specializuar në ushqim.
Ideja është që për shkak se ushqimet më të ëmbla dhe me sheqer treten më shpejt, riorganizimi i vakteve siguron që ato të mos përzihen me grupe të tjera ushqimore si proteinat dhe karbohidratet.
Kjo qasje mund të jetë gjithashtu e dobishme në një përpjekje për të djegur dhjamin më shpejt, gjë që përfiton Lewandowski.
Polaku gjithashtu vesh në fillim atleten e tij të majtë përpara një loje pas një bisede me një psikolog që e nxiti atë të përmbahej në të njëjtën rutinë, dhe ai fle vetëm në anën e majtë.
Ky ndryshim i veçantë iu sugjerua atij nga një terapist i gjumit, me ndjenjën se ai po kujdeset për këmbën e tij të djathtë vdekjeprurëse që ka shënuar 344 golat e tij në fanellë të Bayernit.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund gjithashtu bën ushtrime psikologjike për të ndihmuar në përqendrimin e tij. /Telegrafi/