Site icon Telegrafi

Lewandowski me rekord pas katër golave brenda një ndeshje në Ligën e Kampionëve, polaku barazon edhe një rekord të Messit

Robert Lewandowski u bë lojtari që shënon më shpejtë katër gola në historinë e Ligës së Kampionëve dhe bëhet thjesht lojtari i dytë që shënoi dy herë nga katër gola në një ndeshje në këtë garë.

Sulmuesi polak shënoi katër gola në 14 minuta e 31 sekonda për Bayern Munichut kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e së martës.

Me këtë statistikë, ylli i Bayernit bëhet lojtari i parë që arrin më shpejt këtë shifër të golave brenda një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Shijoni katër golat e Lewandowskit të shënuar brenda 14 minutave ndaj Crvena Zvezdas, nota 10 për sulmuesin polak

Kjo është herë e dytë e tij që shënon katër gola në garën elitare të klubeve në Evropë pas heroizmit të tij për Borussia Dortmundin kundër Real Madridit në 2013.

Për më tepër, Lewandowski dhe Lionel Messi janë dy lojtarët e vetëm në histori që shënojnë dy herë nga katër gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Lewandowski po shijon një sezon shumë pozitive me shumë gola të shënuar. Ai tani ka 27 gola nga vetëm 20 ndeshje.

Polaku ka 16 gola të shënuar në Bundesliga me emrin e tij, si dhe 10 gola në Ligën e Kampionëve dhe një gol në DFB-Pokal. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version