Robert Lewandowski po shihet gjithnjë e më larg Bayern Munichut.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk kanë arritur ta bindin polakun për të vazhduar në Munich.
Mediat spanjolle dhe ato gjermane kanë raportuar se tanimë Lewandowski ka arritur marrëveshje me Realin.
Por Bayerni nuk po humb kohë dhe duket se e ka gjetur zëvendësuesin e polakut.
Zëvendësuesi i Lewandowskit në Munich pritet të jetë sulmuesi i talentuar gjerman, Timo Werner.
Talenti gjerman ka shkëlqyer me Leipzigun në dy vitet e fundit dhe pëlqehet shumë në Munich.
Bayerni pritet të paguajë rreth 60 milionë euro për transferimin e Wernerit në Allianz Arena.
Kësisoj 22-vjeçari do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në kampionatin gjerman Bundesliga.
Në 36 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat, Werner ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/