Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i ka mohuar thashethemet se gruaja e tij kishte refuzuar të shkonte në Francë dhe për këtë arsye kishte dështuar transferimi te Paris Saint-Germaini.
Në fund të sezonit 2016/2017 ka pasur thashetheme se futbollisti polak ka qenë shënjestër e klubit francez, ndërkohë që asokohe nuk kishte raporte të mira me bashkëlojtarët.
Në ndërkohë, është spekuluar se rolin kyç për mosshkuarjen e tij te PSG e ka pasur gruaja, pasi ajo nuk ka dashur të jetonte në Paris.
“Po, e kam pasur mundësinë të nënshkruajë me klube në Francë në të kaluarën. Gruaja ime nuk ka dashur të shkojë në Paris? Jo, asnjëherë nuk kam dëgjuar diçka kaq pa lidhje”.
“Kjo nuk ka të bëjë me transferimin, nganjëherë ekzistojnë shumë parametra”, ka deklaruar Lewandowski për Telefoot. /Telegrafi/