Robert Lewandowksi është paraqitur në ambientet e Bayern Munichut për të realizuar stërvitjen e parë për ndeshjet para-sezonale.
Sulmuesi polak tashmë ka bërë të ditur se e dëshiron largimin nga Bavarezët dhe e dëshiron kalimin te Barcelona.
Por, kampioni i Bundesligës ka rezistuar deri më tani largimin e tij, ndërsa lojtari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Mirëpo, sipas mediave në Gjermani dhe Spanjë, Bayerni është i gatshëm ta lejojë tani largimin e tij.
Gjiganti katalunas duhet të paguajë 50 milionë euro plus bonuset për të transferuar Lewandowskin, e që marrëveshja pritet të arrihet në këtë javë.
Dëshira e madhe e polakut për të kaluar në “Camp Nou” do ta lehtësojë operacionin që të kryhet sa më shpejtë, ndërsa Bayerni thuhet se është i interesuar në Harry Kanen, Cristiano Ronaldon apo Joao Felixin që ta marrë në “Allianz Arena”. /Telegrafi/
Hier fährt @lewy_official zum Herz- und Lungentest am Krankenhaus der Barmherzigen Brüder vor. Kein Trainingsstreik wie angekündigt @SkySportsNews @SkySportDE pic.twitter.com/cG5clLW8KG
— Torben Hoffmann (@Sky_Torben) July 12, 2022