Site icon Telegrafi

Lewandowski i nxejrrë të palarat Bayernit për largimin nga “Allianz Arena”

Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i është kundërpërgjigjur klubit për gënjeshtra për kushtet e largimit të tij këtë verë. 

33-vjeçari i dha fund qëndrimit të tij tetë vjeçar me kampionët e Gjermanisë, pasi përfundoi një transferim 50 milionë euro te Barcelona.

Disa raportime kishin sugjeruar se interesi i Bayernit për Erling Haaland, i cili përfundimisht u bashkua me Manchester City nga Borussia Dortmund, ishte shënjestra nëse Lewandowski kërkon një largim.

Lexo po ashtu Probleme serioze për Barcelonën: Nuk u garantohet regjistrimi i Lewandowskit dhe Raphinas

Por, sulmuesi polak thotë se këto raportime janë të gënjeshtra dhe ai nuk do të kishte pasur problem që Haaland t’i bashkohej klubit.

Duke folur për ESPN, Lewandowski deklaroi: “Jo, ai (largimi) nuk kishte të bënte me Erling. Unë jam një person që edhe nëse diçka nuk është e mirë për mua – e them të vërtetën”.

“Nuk dua të flas për atë që ka ndodhur saktësisht. Por, nëse pyetja është nëse vendimi për t’u larguar ishte për shkak të tij, jo, nuk e pashë problem nëse ai do t’i bashkohej Bayern Munichut”.

Lexo po ashtu Lewa, Laporta dhe levat: Barcelona rrezikon falimentimin me bastin më të madh në historinë e klubit

“Mirëpo, disa njerëz nuk më thonë të vërtetën, thonë diçka ndryshe”, vazhdoi ai. “Dhe për mua ishte gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë, të qëndroja i vërtetë dhe ndoshta për disa njerëz ky ishte problemi”.

“Dhe në fund e di që diçka nuk funksionon mirë, e shoh dhe ndjej se ndoshta është një moment i mirë për t’u larguar nga Bayern Munich dhe për t’iu bashkuar Barcelonës”.

“Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me shokët e skuadrës, me stafin, me trajnerin dhe këto janë të gjitha gjërat që do të më mungojnë sepse kalova një kohë të bukur atje. Dhe ne nuk ishim vetëm miq nga fusha, por edhe diçka më shumë”.

Lexo po ashtu Analizohet situata financiare e Barcelonës dhe sa larg mund të shkojnë katalunasit me këtë strategji

“Por, në fund ky kapitull ka përfunduar dhe unë hap një kapitull të ri në jetën time dhe një kapitull të ri në karrierën time”, potencoi më tej polaku.

Lewandowski vazhdoi të sugjeronte se Bayerni i sajoi pretendimet për të qetësuar tifozët që ishin të pakënaqur me largimin e tij.

“Kështu që ndiej se jam në pozicionin e duhur, në vendin e duhur. Pra, gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit ndoshta disa para se të largohesha nga Bayern Munich, kjo ishte sigurisht shumë politikë”, shtoi ai.

“Klubi u përpoq të gjente një argument pse ata mund të më shesin te një klub tjetër, sepse më parë ishte e vështirë t’ua shpjegoja ndoshta tifozëve. Dhe më duhej ta pranoja këtë, edhe pse shumë gjepura u thanë për mua”.

Lexo po ashtu Bëhet viral hulumtimi në Twitter se si Barcelona po ia del të realizojë transferimet e mëdha

“Nuk është e vërtetë, por në fund e dija që fansat edhe në këtë periudhë më mbështesin shumë”, ka vazhduar më tej sulmuesi..

Lewandowski iu bashkua Bayernit në një transferim të lirë nga rivalët e Bundesligës, Borussia Dortmund në vitin 2014. Ai shënoi 375 gola në 344 paraqitje, duke e bërë atë golashënuesin e dytë të të gjitha kohërave të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version