Site icon Telegrafi

Lewandowski nuk e ndjen dashurinë te Bayern Munichu

Robert Lewandowski thuhet se është i shqetësuar me situatën e tij te Bayern Munichu dhe nuk po e ndjen dashurinë e nevojshme nga klubi gjerman.

Sipas gazetës gjermane Bild, Lewandowski nuk ndihet i vlerësuar te Bayerni, me gjigantët e Bundesligës që e kanë pritur deri në fund vendimin e Erling Haaland, i cili do të transferohet te Manchester City.

Pasi e humbën sulmuesin norvegjez, gjigantët gjermanë tani mund të humbasin edhe sulmuesin polak, i cili është lidhur me Barcelonën gjatë verës.

Lexo po ashtu Top-golashënuesit në pesë ligat kryesore evropiane

Pritja e yllit të Dortmundit dhe sjellja jashtëzakonisht hezituese në të njëjtën kohë kur bëhej fjalë për zgjatjen e kontratës, e ka shqetësuar shumë Lewandowskin.

Kjo thuhet se është një nga arsyet kryesore pse Lewandowski nuk ndihet më plotësisht i vlerësuar në Bayern dhe do të donte të largohej nga klubi këtë verë, pavarësisht kontratës deri në vitin 2023.

Lexo po ashtu Lufta për ‘Këpucën e Artë’ 2022, kush kryeson garën dhe si qëndron situata

Nëse klubi i ëndrrave, Barcelona bëhet serioz, do të jetë emocionuese të shihet nëse Bayern vërtet i qëndron mbrapa vendimit për mos-shitjen e yllit polak.

Përfundimi i sezonit apo më saktë muaji qershor pritet të sqaroj gjithçka sa i përket të ardhmes së ‘makinerisë së golave’. /Telegrafi/

Exit mobile version