Carlo Ancelotti ka paralajmëruar Paris Saint-Germainin se Bayern Munich nuk e kanë ndërmend të shesin Robert Lewandowski në një kohë të afërt.
Reprezentuesi polak ishte i lidhur shumë me një kalim në PSG gjatë këtij sezoni, pasi kampionët e Ligue 1 e mendonin si një zëvendësim për Zlatan Ibrahimovic, por një lëvizje kurrë nuk u materializua për shkak të refuzimit të Bayernit për të shitur Leëandoëskin.
PSG ende vazhdon të mbajë një sy në sulmuesin 28-vjeçar, por Ancelotti pret që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re me Bayernin sa më shpejt, me kontratën e tij ekzistuese që përfundon në 2019.
“Lewandowski në PSG? Është e pamundur. Kjo nuk do të ndodhë. E pra, ndoshta në pesë apo 10 vjet”, ka thënë Ancelotti për L’Equipe, transmeton Telegrafi.
“Unë mendoj se ai do të nënshkruajë një kontratë rinovimi me Bayernin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/