Telegrafi

Lewandowski në histori të Polonisë, bëhet lojtari me më shumë gola të shënuara me Kombëtaren (Foto)

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski do të mbahet mend gjatë nga polakët, pasi ka shkruar me shkronja të arta emrin e tij në historinë e kombëtares.

Lewandowski e shkroi emrin e tij në librat e rekordeve të Polonisë duke u bërë golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave për vendit e tij.

Ky rekord i arritur dhe i thyer erdhi pikërisht në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Armenisë, të cilën polakët e fituan në udhëtim me rezultat të thellë 6-1.

Lexo po ashtu Lewandowski, futbollist i rekordeve apo ‘Njeriu gol’

Sulmuesi i Bayern Municht shënoi het-trik ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme të E, duke e zënë fillimisht mbajtësin e deritashëm të rekordit, Wlodzimierz Lubanski me 48 gola të shënuara.

Lewa duke festuar njërin nga golat e tij

Golat e sulmuesit polak erdhën dy në pjesën e parë apo më saktë në minutën e 18-të dhe 25-të, ndërsa i treti erdhi në pjesën e dytë apo më saktë në minutën e 64-të.

Lewandowski barazoi rekordin e Lubanskit me golin e dytë, ndërsa i treti apo i kompletimit të het-trikut e bëri atë golashënuesin më të madh në histori të Polonisë me 49 gola të shënuara në 118 ndeshje.

Lewandowski, golashënuesi më i madh në histori të Polonisë

Qendërsulmuesi i rrezikshëm, i cili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në debutimin kundër San Marino në vitin 2008, nga ajo kohë është bërë pika referuese e kombëtares polake, duke shënuar gjithmonë e më shumë gola.

Ndryshe, Polonia e prinë grupin C me 22 pikë dhe është shumë afër kualifikim për në botërorin Rusia 2018, ndërsa pas tyre renditen Danimarka dhe Mali i Zi. /Telegrafi/