Site icon Telegrafi

Lewandowski, lojtari që i ka shënuar më së shumti gola Realit në Ligën e Kampionëve (Video)

Getty Images

Robert Lewandowski ka vënë një rekord në Ligën e Kampionëve në ndeshjen çerekfinale ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut.

Sulmuesi polak u ka shkaktuar probleme shumë kundërshtarëve ndër vite, por ai ka pasur sukses ndaj Los Blancos në garën më të madhe evropiane për klube.

Ai ua ka shënuar gjashtë gola Mbretërve me Bayernin dhe Borussia Dortmundin.

Lexo po ashtu Lewandowski shënon për Bayernin, hapet ndeshja (Video)

Goli i tij i fundit u shënua nga penaltia në Santiago Bernabeu, mirëpo skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Rekordi i deritanishëm mbahej nga Alessandro Del Piero. Legjenda e Juventusit i kishte shënuar pesë gola Real Madridit. /Telegrafi/

https://twitter.com/Zac_TW/status/854422910278131713

Exit mobile version