Site icon Telegrafi

Lewandowski kundërpërgjigjet – shënon dy herë dhe barazon shifrat

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund po del të jetë shumë e bukur, ku vetëm në pjesën e parë janë shënuar katër gola (2-2).

Golat u shënuan nga dy sulmuesit më të mirë në Bundesliga, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Fillimisht ishte norvegjezi që shënoi në minutat 2’ dhe 9’, duke i dhënë një epërsi solide Borussias.

Lexo po ashtu Haaland i shënon dy herë Bayern Munichut për nëntë minuta - goli i parë nga distanca

Por sulmuesi më i mirë në botë për momentin, Lewandowski doli në skenë fillimisht në minutën e 26, kur shënoi për 2-1.

https://twitter.com/LeroyStats/status/1368260403625684992

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Bayern fitoi penallti, ndërsa Lewa e ktheu në gol për 2-2.

Skuadrat shkojnë në pushim, ndërsa na pret një pjesë e dytë e zjarrtë. /Telegrafi/

Exit mobile version