Barcelona e Xavit në sezonin e ri 2022/23 pritet të ketë një pamje krejtësisht të re, pasi kanë kryer shumë transferime dhe disa tjera janë në proces.
Klubi katalunas është njëri nga klubet më aktive në botë sa i përket transferimeve në afatin kalimtar të verës.
Barcelona ka transferuar tashmë Franck Kessie dhe Andreas Christensen si lojtarë të lirë, ndërsa kanë blerë edhe Raphinha nga Leeds United dhe Robert Lewandowski nga Bayern Munichu.
Megjithatë, këto transferime nuk pritet të kenë të vetmet për klubin nga Camp Nou, pasi edhe tri tjera thuhet se janë shumë afër të ndodhin.
Jules Kounde është afër të transferohet nga Sevilla, ndërsa mund të vijnë edhe dyshja e Chelseat, Marcos Alonso dhe Cezar Azpilicueta.
Por, me gjithë këto transferime, me rinovimin e kontratave me disa lojtarë, por edhe me shumë yje tjerë që janë pjesë e skuadrës – si mund të luajë Barcelona në sezonin e ri?
Som-hi, nois!!!! Així és! 👏👏👏 pic.twitter.com/ujd9Dich4n
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 23, 2022
Mediumi britanik The Sun ka publikuar një formacion të mundshëm të Barcelonës për sezonin 2022/23, edhe pse ka shumë dyshime rreth këtij formacioni.
Sipas tyre, në portë do të jetë Marc-Andre Ter Stengen, ndërsa mbrojtja do të jetë e gjitha e rinovuar me emra si: Azpilicueta, Kounde, Christensen dhe Alonso, duke bërë që emra të njohur si Jordi Alba, Gerard Pique dhe Roland Araujo të mbesin bë bankën rezervë.
Në mesfushës, Kessie pritet të luajë së bashku me Frenkie de Jong dhe Pedri, duke bërë që legjenda Sergio Busquets dhe talenti Gavi të mbesin në bankë.
Edhe sulmi ka dyshimet e veta, me mediumin që ka rreshtuan treshen me emra si Raphinha, Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa në bankë mbesin Ousmane Dembele, Ansu Fati dhe Ferran Torres.
Ky formacion ka ngritur shumë debat, pasi shumë nga tifozët dhe njohësit e futbollit nuk besojnë se Xavi do të ndryshoj kaq shumë. /Telegrafi/