Barcelona ka arritur të marr fitore ndaj Alaves si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së nëntë të La Ligas.
Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që arritën që në rastin e parë të mirë të shënojnë gol.
Zhvillohej minuta e 7-të, kur Raphinha asistoi te Robert Lewandowski i cili shënoi për 1-0.
Në minutën e 22-të, sërish e njëjta dyshe në aksion, me polakun që shënoi golin e dytë pas asistimit të brazilianit për 2-0.
Lewandowski kompletoi het-trikun në minutën e 32-të, duke shënuar për 3-0.
⏰ HALFTIME
0️⃣ Alavés
3️⃣ Barça (Pichichindowski 7′, 22′, 32′)#AlavésBarça— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 6, 2024
Pjesa e dytë edhe pse solli shumë raste, gola të tjerë nuk kishte.
Barcelona me këtë fitore mbetet në vendin e parë me 24 pikë, tri më shumë se sa Real Madridi. /Telegrafi/