Telegrafi

Lewandowski flet për takimin me Juven

Robert Lewandowski pohon se Juventusi është “një ekip i madh” dhe paralajmëron Bayern Munichun se “duhet të jenë të kujdesshëm”.

Bianconerët nesër do të përballen me kampionët gjerman në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

“Në ndeshjen e parë kemi luajtur shumë mirë,” kujtoi Lewandowski në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Deri në minutat 60-70 ishim duke udhëhequr 2-0, pastaj për disa minuta rezultati u barazua në 2-2. Kjo do të thotë Juventus është një ekip i fortë në shtëpi, por edhe jashtë saj”.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ata do të luajnë shumë mirë në mbrojtje. Kanë cilësi të madhe në mbrojtje dhe këtë do ta shfrytëzojnë për kundërsulme”, tha ndër të tjerash sulmuesi polak i Bayernit.

Kujtojmë se takimi i parë mes kampionit italian dhe gjerman përfundoi në barazim, 2:2. /Telegrafi/