Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.
Gjiganti gjerman, Bayern Munich do të ndeshet me Arsenalin në ndeshjen më derbi në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Polaku ka thënë se Bayernin e pret një ndeshje e madhe në fillim të vitit 2017.
“Pra, ne duhet të përgatitemi për ndeshjet e mëdha në Ligën e Kampionëve në vitin 2017”, shkroi Lewandowski në ‘Twitter’.
Ndeshjet e para do të luhen më 14 dhe 15 shkurt, ndërsa ato të dyta më 21 dhe 22 shkurt.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 7 dhe 8 mars të parat dhe të dytat më 14 dhe 15 mars. /Telegrafi/