Menaxheri i sulmuesit Robert Lewandowski, Pini Zahavi ka rënë dakord me Bayern Munichun për ta rinovuar kontratën e sulmuesit 30-vjeçar.
Marrëveshja aktuale e tij përfundon në vitin 2021, por tashmë ka akord për rinovim.
Sipas “Sky Sport”, polaku do të zgjasë kontratën e tij me bavarezët deri në vitin 2023.
Lewandowski që është në pushime pas kthimit të tij do të bëhet edhe finalizimi kontratës së re.
Polaku erdhi me kosto zero nga Borussia Dortmund në vitin 2014 de që atëherë ka shënuar vetëm gol.
Në 242 ndeshje gjithsej si bavarez, Lewa regjistron plot 191 gola dhe 47 asistime. /Telegrafi/