Telegrafi

Lewandowski dëshiron të largohet nga Bundesliga

Robert Lewandowski duke u bërë gati për ndeshjen kundër Senegalit (Foto: Getty Images)

Robert Lewandowski duke se i ka hapur derën gjitha klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Polaku dëshiron të largohet pas katër sezoneve te Bayern Munichu dhe qëllimi i tij është një tjetër ligë evropiane.

“Tashmë e kam thënë se nuk dua të luajë në të njëjtën ligë përgjithmonë, por nuk e di se çfarë do të ndodh me të ardhmen time”.

Lexo po ashtu Chelsea ofron 85 milionë euro për Lewandowskin

“Tregu i transferimeve? Aktualisht nuk jam duke menduar për atë, por jam 29 vjeçar dhe e di nëse nuk e lëndoj vetëm mund të luaj edhe për shumë vite”, ka thënë Lewandowski.

Sipas Corriere dello Sport skuadra më serioze për shërbimet e Lewas është Juventusi.

Robert Lewandowski gjatë ndeshjes kundër Poloni-Senegal (Foto: Getty Images)

Çmimi i lojtarit është rreth 90 milionë euro.

Vlen të theksohet se Lewandowski është kritikuar së fundmi për paraqitjet e dobëta me Poloninë në Botërorin ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/