Telegrafi

Lewandowski barazon rekordin e madh të Aubameyangut në Bundesliga

Goli i Robert Lewandowskit kundër Augsburg sot (e shtunë) e pa atë të barazojë një rekord të Bundesligës të vendosur nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Bayerni nuk mund t’i shkoj më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Augsburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesliga.

Megjithatë, njëri nga shënuesit e golave të Bavarezëve, Lewandowski, arriti një rekord në kampionatin gjerman.

Lexo po ashtu Bayerni ndalet përsëri, barazon te Augsburgu

Duke shënuar në secilën nga tetë ndeshjet e tij të para të këtij sezoni, polaku e ka filluar sezonin në formë të rrallë.

Vetëm ish-ylli i Borussia Dortmundit, Aubameyang ka shijuar një fillim kaq të egër të një sezoni, pasi gjeti rrjetën në tetë ndeshjet e para të sezonit 2015-16.

Por, fillimi i Lewandowskit ka qenë edhe më mbresëlënës, pasi ai tani ka shënuar 12 herë nga këto tetë ndeshje dhe 16 herë në të gjitha garat, ndërsa Aubameyang kishte shënuar 10 gola kur vendosi rekordin.

Sulmuesi polak mund të vendosë një rekord të ri nëse ai shënon në ndeshjen e javës së ardhshme në shtëpi ndaj Union Berlinit, pasi asnjë lojtar nuk ka arritur të shënojë në nëntë ndeshje e para të sezonit.

Ndryshe, 31-vjeçari u bashkua me Bayernin pesë vjet më parë nga Dortmundi dhe që atëherë ka shënuar 207 gola në vetëm 254 paraqitje për klubin. /Telegrafi/