Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere në favor të një kalimi në Ligën Premier League.
Reprezentuesi polak është aktualisht në detyrë ndërkombëtare në Euro 2016, por forma e tij ka vënë një numër të klubeve angleze në gatishmëri me interesin e tij.
27-vjeçari i Bayernit ka shënuar 67 gola në dy sezonet e tij në Allianz Arena dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihet pas shërbimeve të tij.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas Daily Mail, gjigantët anglez janë shumë të interesuar për të pasur sulmuesin e rrezikshëm në radhët e veta për sezonin e ri.
Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat e interesuara për Lewandowskin, teksa çmimi i tij llogaritet të jetë mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/