Site icon Telegrafi

Lewa: Dortmundi akoma i rrezikshëm për Bayernin

BVB e ka filluar tmerrësisht keq sezonin 2014/2015 duke humbur gjashtë nga nëntë ndeshjet e para dhe aktualisht gjendet në pozitën e 15 në tabelë.

Mirëpo, polaku që u largua nga Dortmundi për të nënshkruar me kampionin në fillim të këtij sezoni, thotë se ekipi i Jurgen Klopp do të jetë i fortë për bavarezët, njofton Telegrafi.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme: Dortmundi është gjithmonë i rrezikshëm. Ata mund ta mposhtin këdo në një ndeshje”.

“Ata kanë shumë lojtarë të lënduar, por e kanë gjithë sezonin përpara për t’i ndryshuar gjërat”, ka theksuar Lewandowski. /Telegrafi/

Exit mobile version