Lëvizja BESA thotë se e mbështet kandidatin shqiptar edhe në Kërçovë duke hedhur poshtë akuzën e BDI-së.
“Lëvizja BESA dëshiron të sqarojë për opinionin se ne i mbështesim shqiptarët, por jo edhe koalicionin LSDM-BDI. Ky parim vlen edhe për Komunën e Kërçovës. Ne e pranuam ofertën e mërgatës kërçovare për një kandidat të përbashkët dhe, madje, propozuam që ai kandidat të jetë i propozuar nga mërgata dhe të jetë apartiak, duke dëshmuar se jemi të gatshëm për të mbështetur fitoren shqiptare në Kërçovë, por BDI-ja – si parti e kapur keq nga forca të tjera, e injoroi propozimin tonë dhe pa asnjë konsultim e propozoi kryetarin e deritanishëm të Komunës së Kërçovës për kandidat edhe në këtë këto zgjedhje”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Nga Lëvizja Besa thonë se pasi që BDI ka vendosur kokë më vete, pasi që janë bashkuar me LSDM-në kundër partive shqiptare, pasi që nuk e respektuan mërgatën kërçovare, pasi që nuk e morrën në konsideratë propozimin e tyre, pasi që nuk janë konsultuar për kandidatin që e kanë shpallur, pasi që nuk kanë kërkuar mbështetje për këtë kandidat, përsëri dalin si qyqarë e shpifin se BESA nuk e mbështet kandidatin shqiptar./Telegrafi/