Kjo skuadër edhe më herët ka folur me Samirin dhe sërish i është rikthyer sërish kësaj piste.
“Levski më ka dërguar një ofertë, por ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Gjithashtu edhe klubi i Mornarit ka shprehur interesim për shërbimet e mia, por ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Besoj që deri më 1 shtator do të vendosi, ku duhet të përgatitem për sezonin e ri”, ka thënë Shaptahoviq për ‘Sport Plus’.
Gazeta mëson se edhe një skuadër suedeze është e interesuar për organizatorin shqiptar. Ai ka folur edhe për skuadrën e Pejës.
“Peja më ka borxh. Pa i shlyer borxhet e vitit të fundit nuk mund t’i bashkohem kësaj skuadre”, ka theksuar Shaptahoviq. /Telegrafi/