Telegrafi

Lëvorja e kastravecit qetësuese për lëkurën

Qëroni kastravecin në lëvore të holla, vendosni ato për dhjetë minuta në një pjatë me ujë të ftohtë (vendosni në pjatë edhe disa kocka akulli), dhe pastaj vendosini mbi kapakë ose në gjithë fytyrën.

Kastraveci e zbut dhe e lëmon lëkurën dhe do t’ju qetësojë dhe çlodhi në çdo kohë. Me aq shumë përmbajtje dhe vitamina që ka kastraveci, është bërë shumë i përhapur si në maska fytyre, lëngje dhe shumë e shumë produkte të tjera.

Falë edhe vetisë freskuese, ai do të jetë një ndihmës magjik për shumë probleme të lëkurës, si edhe për pastrimin e thellë të saj. /Telegrafi/