Telegrafi

Levono nxjerr në treg IdeaPad A1

Ky tablet ka një sistem operimi Google Android 2.3 Gingerbread, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 1024 x 600, procesor 1 GHz single-Core Cortex A8, kamera në pjesën e pasme të tabletit 3 megapiksel dhe kamera ballore për video-komunikim, memorje të integruar opsionale 8 GB ose 16 GB me mundësi rritje përmes kartës mikro SD

Shitjet për këtë tablet fillojnë në fund të muajit Shtator, ndërsa ai kushton nga 199$ deri në 249 $ në bazë të opsioneve. /Telegrafi/