Site icon Telegrafi

Lëvizte me shpejtësi prej 320 kilometra në orë kur u përplas në murin mbrojtës, humb jetën 55-vjeçari në garën e organizuar në Australi

Kamerat kanë regjistruar momentin kur shoferi profesionist i garave, humb jetën kur vetura e tij përplaset në rrethojat mbrojtëse derisa lëvizte me shpejtësi prej 320 kilometra në orë.

Sam Fanach, 55-vjeç, po garonte në pistën Willowbank në perëndim të Brisbane, Australi, kurse aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.

Videoja rrëqethëse shfaq momentin kur vetura e tij përplaset në murin mbrojtës, dhe më pas fluturon për disa metra në ajër dhe përplaset në tokë.

E pavarësisht se ekipet e shumta të mjekëve që ishin prezent, tentuan ta shpëtojnë Fenechin, garuesin e njohur të “drag race”, një gjë e tillë ishte e pamundur.

Ai u shpall i vdekur në vendin e përplasjes, kurse gara u anulua menjëherë për arsye të sigurisë dhe është bërë sigurimi i vendit ku u përplas mjeti motorik. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=SUFvkIh1jbU&ab_channel=%D9%85%D8%B5%D8%B1Tv

Exit mobile version