Ky është momenti kur një person i panjohur hedh tullën në drejtim të një veture, që po lëvizte me 100 kilometra në orë në një autostradë në Leeds të Anglisë.
Kamera e vendosur brenda veturës ka kapur personin që qëndronte mbi urë, dhe që priste momentin që t’i afrohet vetura për ta goditur në xham me një tullë, transmeton Telegrafi.
Rik Nichols nga Wakefield mbeti i habitur me këtë incident, i cili pranoi se ky veprim e ka zënë në befasi duke e detyruar të ndalet pak metra larg vendit ku u godit vetura e tij me tullë.
“Më ka zënë në befasi, nuk është nuk e kam vërejtur mbi urë duke qëndruar. Por vetëm kur tulla përfundoi në xham, e kuptova që e kishte bërë me qëllim”, ka deklaruar 45-vjeçari. /Telegrafi/