Telegrafi

Lëvizte anës shkëmbit me 300 kilometra në orë dhe kaloi poshtë ujëvarës (Video)

Chris Byrnes është lëshuar nga një shkëmb në Norvegji, me të ashtuquajturin kostum me krahë dhe ka kaluar poshtë një ujëvare.

Gjatë këtij momenti, australiani ka lëvizur me 300 kilometra në orë, derisa nuk e ka hapur parashutën për të rënë ngadalë, transmeton Telegrafi.

“Isha i lodhur, sepse për të arritur deri në këtë lartësi, kërkohet ecje e gjatë. Por, është një vend shumë i bukur dhe terren që mundëson lëshimin e duhur”, ka thënë Byrnes lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni kalimin e shpejtë anash pjesës shkëmbore, ku çdo lëvizje e gabuar mund të kishte pasoja serioze. /Telegrafi/