Telegrafi

Lëvizjet qesharaket të ariut derisa kruante shpinën për trungun e pemës (Video)

Në Stolbi të Rusisë, është filmuar një ari që dukej sikur vallëzonte, derisa po kruante shpinën për trungun e një peme.

Kafsha gjigante është pëlqyer shumë për lëvizjet e tij qesharake, duke bërë që të komentohet në rrjetin social.

“Mbreti i vallëzimit në mesin e kafshëve, këto lëvizje duhet t’ia mësojë edhe njerëzve”, është një koment lidhur me rastin.

Ekspertët kanë bërë të ditur, se arinjtë e kruajnë shpinën që të lënë qimet në trungje, si formë për shënimin e territorit të tyre. /Telegrafi/