Një video e filmuar nga ajri shfaq mijëra shaolin duke ushtruar Kung Fu në një hapësirë të madhe, ku lëvizjet e tyre ishin aq mirë të sinkronizuara sa që në shikim të parë dukej si diçka e pabesueshme.
Studentët e talentuar të veshur me uniformë kuq e zi ushtrojnë Kung Fu, një nga stilet më të vjetra të arteve marciale kineze, transmeton Telegrafi.
Në prapavijë dëgjohet instruktori duke iu dhënë urdhrave të rinjve, që menjëherë fillojnë lëvizjet e tyre të sinkronizuara që janë shfaqur në serinë e re të BBC-së, “Earth from Space”.
Këta studentë i kalojnë gjashtë orë në ditë apo gjashtë ditë të javës, duke ushtruar disiplina të ndryshme të arteve marciale në tempullin Tagou të shaolinëve në provincën kineze Dengfeng. /Telegrafi/