Telegrafi

Lëvizjet e çuditshme të zhytësit, duket sikur po ecë me kokëposhtë dhe po hidhet në det (Video)

Zhytësi i paemëruar ka bërë disa lëvizje të çuditshme, në tabanin e një bregdeti në Venezuelë.

Pasi ka zgjedhur terrenin e përshtatshëm, ai bëri kinse po kalon mbi një lumë të ngushtë, ndërsa më pas u hedh në atë që duket sikur të jetë det, transmeton Telegrafi.

“Gjatë tërë kohës është në thellësi, vetëm se nganjëherë po duket se po ecë me kokë poshtë”, ka komentuar një njohës i zhytjeve.

Shumica e shikuesve që janë entuziastët në zhytje, kërkuan lokacionin e saktë, që të provojnë nëse mund t’i bëjnë lëvizjet e njëjta. /Telegrafi/