Zhytësi Pablo Prieto, ka përjetuar momentin e rrallë, kur një balenë kreu disa lëvizje të çuditshme, duke imituar rrotullimin që bëri ai.
Derisa anëtarët tjerë të grupit qëndronin anash, ishte më e reja prej tyre që u afrua pranë zhytësit që ndodhej në një bregdet të Mo’orea në Tahiti, transmeton Telegrafi.
Ai kaloi afro dy orë në të njëjtën hapësirë, me gjallesën e gjatë rreth tetë metra, gjatësi e një autobusi të zakonshëm.
Sipas zhytësit, kjo balenë qëndronte afro 50 metra larg grupit, ndërsa ishte shumë e shoqërueshme me të. Derisa ai u rrotullua dhe ajo nisi ta imitonte, sjellje e pazakontë që zgjati rreth 20 minuta.
“Më shikonte me sytë e mëdhenj, teksa duke sikur ishte shumë e buzëqeshur. Jam ndjerë i sigurt gjatë tërë kohës” ka thënë Prieto.
Kur përfundoi lojën me zhytësin, balena është kthyer sërish te grupi, ndërsa ai arriti të kapte këtë moment që e përshkruan se përjetohet vetëm njëherë në jetë. /Telegrafi/