Telegrafi

Lëvizjet e ardhshme demonstruese shumë të rrezikshme

Ambasadorja theksoi se sistemi i drejtësisë luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për transparencën e ngjarjeve dhe nënvizoi keqardhjen për humbjen e tre jetëve njerëzore në demonstratën e 21 janarit.

Holtkemper tha se kjo është një histori e re e cila vjen si pasojë e kundërshtisë mes dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, të cilat e kanë transportuar bllokadën në rrugët e qytetit.

Ambasadorja gjermane theksoi se lëvizjet e ardhshme demonstrative janë vërtet shumë të rrezikshme dhe u bëri thirrje dy partive politike që të përpiqen të kalojnë konfliktin mes tyre, në interes të tyre dhe në interes të vendit. /Telegrafi/