Një anije mallrash në Turqi për pak sa nuk u rrokullis, dhe të gjithë kontejnerët me mallra të binin mbi kokat e punonjësve të portit në Stamboll.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kontejnerët fillojnë të bien, duke ua rrezikuar jetën punonjësve të portit turk, transmeton Telegrafi.
Pamjet e shpërndara nga Drejtori e Përgjithshëm e Turqisë për Çështjet Detare, shfaqin anijen Anmah në Stamboll.
Lëkundjet e pakontrolluara sipas zyrtarëve turq ndodhën si pasojë e mosbalancimit të ngarkesës në anijen transportuese.
Dhjetë nga 15 punonjësit e portit janë shpëtuar nga ekipet emergjente, kurse pesë tjerë kanë kërcyer në ujë për t’i shpëtuar më të keqes.
Zyrtarët turq njoftuan se një person ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim. /Telegrafi/