Telegrafi

Lëvizje spektakolare të Neymarit në takimin ndaj Perusë, deri te asistimi tjetër nivel për Paquetan në Kupën e Amerikës

Neymar prodhoi një moment shkëlqimi për të asistuar te Lucas Paqueta për golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa Brazili kaloi në finalen të Kupës së Amerikës.

Selecaot u takuan me Perunë në gjysmëfinale, derisa ishte takimi i tyre i dytë, shkaku që u takuan edhe një herë në fazën e grupeve, e anëtari i PSG-së ishte përsëri ai që ua bëri lojën ferr.

Neymar shënoi në fitoren 4-0 në fazën e grupeve ndaj Perusë dhe gjithashtu prodhoi një moment aftësie që nxori tre mbrojtës jashtë loje, e faulet ndaj tij nuk munguan.

Ai u shfaq përsëri në takimin e zhvilluar në orët e para të ditës së martë sipas kohës tonë lokale dhe këtë herë momenti i tij magjik ishte në minutën e 35-të.

Pasi nxori jashtë loje tre mbrojtësit kundërshtar, Neymar asistoi për  Paquetan që e kishte tejet të lehtë ta fuste topin në rrjetë.

Brazili aktualisht është duke e pritur fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Kolumbisë, që të takohet në finalen e Kupës së Amerikës. /Telegrafi/