Telegrafi

Lëvizje mbresëlënëse të riut, imiton Michael Jacksonin

Një valltar është filmuar me kamerë amatore duke bërë disa lëvizje pothuajse të pamundura, e pamjet janë bërë virale brenda pak minutave.

Javier Romero po filmonte një qendër tregtare në Los Angeles, Kaliforni, kur pa valltarin 26-vjeqçduke i bërë lëvizjet e mrekullueshme të mbretit të popit – Michael Jackson, transmeton Telegrafi.

Aty shihet se si ky i ri me xhaketë të zezë dhe xhinse e atlete të bardha, habit autorin e videos me lëvizjet që në shikim të parë duket sikur ka të vendosura rrota nën  këmbë.

Ky i ri tash e tetë vite praktikon vallëzimin modern dhe ka shumë video të postuara në rrjetet sociale dhe tashmë ka fituar epitetin e sozisë së Michael Jackson. /Telegrafi/