Telegrafi

Lëvizje e re për lirimin e pengjeve kolumbiane

Qeveria në Bogota ra dakord për një plan të propozuar nga presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez.

Më pas përfaqësuesit nga tetë vende, ndër to, Franca, Kuba, Brazili dhe Argjentina, fluturuan me avionë të Venezuelës për në Kolumbi, në burgun që ndodhet në një pyll të largët për të marrë pengjet. Lirimi i tyre mund të zgjasë deri në fundjavë, bëjnë të ditur burimet nga vetë organizatorët e kësaj nisme. /dw/