Rreth 4000 emigrantë gjenden në rrethinën e fshatit Evzoni dhe objektet e braktisura përgjatë rrugës rajonale të kufirit Maqedoni-Greqi drejt Polikastro, njoftojnë mediat greke, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Policia greke parandalon hyrje ilegale të emigrantëve në Maqedoni, duke bërë kontrolle në të gjithë drejtimet rrugore, duke i ndaluar automjetet dhe trenat të cilët hyjnë në Maqedoni.
Në ndërkohë mbrëmë ka pasur incidente të reja të ashpra me dhjetëra emigrantë dhe refugjatë të lënduar, në ishullin Samos dhe në Qendrën për refugjatë në lagjen e Oreokastro të Selanikut. Me orë të tëra ka pasur përleshje të dhunshme midis një grupi prej 150 personash, refugjatë dhe emigrant nga Maroku, Algjeria dhe Pakistani, të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin me gjësende të forta. Emigrantët janë qetësuar pas aksionit policor, në të cilën janë shoqëruar 25 persona, ndërsa janë plagosur 1 të tjerë.
Përndryshe mbrëmë në ishullin Lesbos është djegur gjysma e Qendrës për emigrantë pasi që refugjatët ia vunë zjarrin./Telegrafi/