Telegrafi

Lëvizja për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, Lluka: Së shpejti premiera e dokumentarit “Hasan Prishtina – 100 vjetori i emërimit Kryeministër i Shqipërisë”

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, Jahja Lluka ka bërë të ditur se intervista e dokumente arkivore që flasin për figurën markante të ideologut e patriotit të madh Hasan Prishtina, së shpejti do t’i shfaqin në premierën e filmit dokumentar “Hasan Prishtina – 100 vjetori i emërimit Kryeministër i Shqipërisë”.

Ai shkruan se më 24 gusht 1991 u mbajt Kuvendi themelues i Lëvizjes për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, me moton: rrini këtu në tokën tuaj, ndërsa më vonë u nda edhe çmimi “Hasan Prishtina”, që deri më tash i është ndarë shumë personaliteteve kombëtare e ndërkombëtare.

RRINI KËTU NË TOKËN TUAJ

Më 24 gusht 1991 u mbajt Kuvendi themelues i Lëvizjes për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, me moton: Rrini këtu në tokën tuaj.

“Popullin shqiptar askush nuk mund e nuk do të mund ta ndjekë nga trojet e veta”

Në këtë datë, më 24 gusht të vitit 1991, pikërisht para 32 viteve, në Xhaminë e fshatit Palac u formua Këshilli për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve me emrin e patriotit Hasan Prishtina dhe ky këshill më pas do të formoi Këshilla e Nënkëshilla nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Ky Këshill, herë si Lëvizje e herë si Shoqatë ishte dhe është funksional deri në ditët e sotme, ku më vonë do ta themeloi edhe Çmimin “Hasan Prishtina”, çmim ky që deri më tash i është ndarë shumë personaliteteve kombëtare e ndërkombëtare.

Për këto e shumëçka tjetër, si intervista e dokumente arkivore që flasin për figurën markante të ideologut e patriotit të madh Hasan Prishtina, së shpejti do t’i shfaqim në premierën e filmit dokumentar ‘Hasan Prishtina – 100 vjetori i emërimit Kryeministër i Shqipërisë’.

“Palac, Gusht 1991- Prishtinë, Janar 2022”, shkruan Lluka. /Telegrafi/