Site icon Telegrafi

Lëvizja për Bashkim ende në diskutime për koalicion parazgjedhor

Megjithëse po afrohet afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, partitë politike ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje konkrete për koalicion parazgjedhor.

Megjithatë bisedimet për marrëveshje të mundshme po vazhdojnë dhe sot. Edhe Lëvizja për Bashkim, ende është duke i vazhduar negociatat me partitë politike për koalicion të mundshëm.

Kushtrim Sheremeti nga Lëvizja për Bashkim (LB), i ka thënë KosovaPressit se janë në negociata ende me PDK-në, AAK-në dhe se kanë biseduar dhe me VV-në, por se ende nuk kanë arritur marrëveshje konkrete.

“Jemi duke i diskutuar dhe detajet e fundit me partitë, me të cilat do të hyjmë në koalicion parazgjedhor. Jemi në diskutime me PDK në dhe AAK në. Më herët kemi biseduar dhe me VV-në. Se me kënd do të bëjmë koalicion do të marrim vendim sot gjatë ditës. Por një gjë e dimë sigurte që LB nuk do të hyjë e vetme në zgjedhje”, tha ai.

Në zgjedhjet e kaluara LB ka qenë në koalicion më Partinë Demokratike të Kosovës. Për tri vjet të qeverisjes së kaluar Ministrinë e Diasporës e ka udhëhequr kryetari i LB-së, Valon Murati.

Exit mobile version