Lëvizja për Bashkim edhe në këto zgjedhje do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi një zyrtar i kësaj Lëvizje. Deri më tash PDK-së iu kanë bashkuar Partia e Drejtësisë dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Edhe në zgjedhjet e kaluara këto parti kanë garuar së bashku me PDK-në. Madje Lëvizja për Bashkim ka udhëhequr Ministrinë e Diasporës.