Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa kërkon veting tek institucionet e sistemit të drejtësisë

Nëpërmjet një konference për shtyp, nënkryetari i Lëvizjes Besa cekur se partie e tij para disa ditëve bëri publike planin nga tranzicioni i gjatë i reformave në sektorin juridik.

Sipas Demirit nga Lëvizja Besa , oferta e Lëvizjes Besa për të krijuar një Komision shtetëror qoftë nga ana e Kuvendit apo e Presidentit të vendit, është një qasje e sinqertë, serioze dhe një zgjidhje e cila do të sillte reforma afatgjate, cilësore duke u harmonizuar me vlerat dhe standardet evropian, njofton Telegrafi Maqedoni

“Edhe njëherë e ritheksojmë nevojën e menjëhershme për krijimin e këtij Komisioni për të përshpejtuar reformat në sistemin juridik, me ndihmën e përfaqësueseve ndërkombëtarë nga SHBA dhe BE, duke na ndihmuar në aplikimin e reformave thelbësore, kualitative dhe të menjëhershme, që do të rezultonin me rrumbullaksimin e këtij procesi përmes një “Vettingu”, i cili përfundimisht do të çlironte gjyqësorin, prokurorinë apo gjithë sistemin juridik nga partizimi dhe politizimi, nga mendësia e ish-sistemit dhe nga qasja selektive në aplikimin e të drejtës”, tha Demiri.

Ai shtoi se edhe një herë u dëshmua se nëse reforma në sistemin e drejtësisë lihet në duart e partive politike, dhe atë të partive që në një apo formë tjetër kanë keqpërdorur dhe vazhdojnë të keqpërdorin pushtetin gjyqësor në interes të politikës, ato vetëm se do krijojnë edhe më tepër kriza dhe asnjëherë nuk do të lejojnë dalje nga ky rreth vicioz.

“Prandaj e ritheksojmë edhe një herë nevojën e krijimit të Komisionit shtetëror për reformën në drejtësi dhe implementimin e mekanizmit të “Vetting”-ut, si një zgjidhje e vetme që do hapte rrugën e zhvillimit të vendit dhe avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Demiri./Telegrafi/

Exit mobile version