Site icon Telegrafi

Lëvizja ilegale e refugjatëve, mbetet çështje e pazgjidhur në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni vlerëson se refugjatët të cilët qëndrojnë në Tabanoc e braktisin shpesh kampin dhe kërkojnë mënyrë se si të dalin ilegalisht nga Maqedonia. Drejtoresha e këtij komiteti Uranija Pirovska thotë se ky fakt është shqetësues, pasi ata mund të keqpërdoren nga grupet e kontrabanduara të cilat bëjnë trafikim me njerëz. Sipas Pirovskës, Ministria e Punëve të Brendshme duhet që të ketë nivel më të lartë të përgatitjes dhe t’i monitorojë zonat me qëllim që të shihet se çfarë po ndodh me ata njerëz.

“Ata grupe të kontrabanduara ndodhen në fshatrat përreth afër kufirit të Tabanocit. Disa herë kam apeluar që duhet përgatitje më e madhe e MPB-së për ta ndjekur situatën për arsye se refugjatët gjithmonë bëhen viktima të të gjitha llojeve të keqpërdorimit. Për momentin unë kam frikë se bëhet fjalë për trafikim me njerëz, për keqpërdorime të çfarëdo lloji”, tha Uranija Pirovska, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni.

Nga MPB thonë se janë duke monitoruar këto zona dhe se situata për momentin është normale.

Për momentin në kampet e përkohshme në Gjevgjeli dhe Tabanoc qëndrojnë rreth 30 emigrantë. Sipas Komitetit të Helsinkit dhe UHNCR-së kushtet në kampet janë përmirësuar dukshëm. Ata bënë thirrje për bashkëpunim mes institucioneve dhe ndalimin e diskriminimit dhe ksenofobisë./Telegrafi/

Exit mobile version