Telegrafi

Lëvizja FOL: Shumica e zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat me bashkëshortet e tyre

Lëvizja FOL ka organizuar konferencë për media me ç’rast është bërë publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”.

Prezantimi i raportit në fjalë është bërë në zyrat e FOL që ndodhen në rrugën “Andrea Gropa”, në Prishtinë.

Alba Jakupi e cila ka prezantuar disa nga të gjeturat e raportit ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat e tyre me bashkëshortet.

“Të njëjtit zyrtarë që thirren për barazi gjinore nuk kanë pasurinë të deklaruar në emër të bashkëshorteve”, tha Jakupi.

Jakupi shtoi se në Qeverinë Hoti vetëm 36% e ministrave kanë pasuri në emër të bashkëshorteve. /Telegrafi/