Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.
Gjatë publikimit, FOL, ka rritur pasurinë e Hajredin Kuçit, i cili, figuron në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.
E, përmes një njoftimi, Lëvizja FOL ka thënë se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë, ka ndodhur që Hajredin Kuçi, ish zëvendëskryeministër të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.
“Pas rregullimit të këtij problemi teknik Kuçi largohet nga kjo listë e 10 zyrtarëve më të pasur dhe pasuria e deklaruar e Kuçit ndër vite është e njëjta me deklarimin AKK. Kërkojmë falje për gabimet eventuale që mund të ndodhin për shkak të sistemit duke ju siguruar se FOL nuk ka tendencë ndaj asnjë zyrtari publik”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.
Në këtë drejtim, po sipas platformës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalibor Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë./Telegrafi/