Site icon Telegrafi

Lëvizja e tabanit të detit gjatë goditjes nga tërmeti (Video)

Në Mabini të Filipineve, zhytësit janë tmerruar kur tabani i detit ka nisur të ketë të qara dhe është trazuar, nga tërmeti prej 5.7 shkallëve të Rihterit.

Derisa ishin në 18 metra thellësi, uji është turbulluar nga rëra që ngrihej lartë shkaku i goditjeve, ndërsa peshqit lëviznin me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

“Dukej sikur flutura e ndonjë anijeje të madhe, që rrotullohej para neve dhe përziente gjithçka”, ka thënë njëri prej zhytësve lidhur me rastin.

Ky tërmet që ka goditur atë pjesë, ka shkaktuar dëme të lehta, por jo edhe lëndime në njerëz. /Telegrafi/

https://youtu.be/EtBs1MKqMV8

Exit mobile version