Një i ri nga Terrigali i Australisë, ia ka dalë të lëvizë në rrugë të hapur me skateberd, me një shpejtësi prej 80 kilometra në orë.
Andre Golledge i ka kërkuar një shoferi që ta ndjek pas me veturë dhe ta xhirojë.
Në videon e hedhur në internet, 16-vjeçari shihet duke bërë lëvizjet adekuate mbi mjetin lëvizës, në mënyrë që të mbajë balancën dhe të mos rrëzohet, transmeton Telegrafi.
Por, megjithëse ai është shumë i aftë, Policia i ka kërkuar të mos e bëjë më një gjë të tillë, sepse është e rrezikshme të bëhet në rrugë të hapur. Madje, është kërkuar që lëvizje të këtilla me skatebord të mos imitohen nga askush, sepse mund të ndodhë gjithçka e papritur me veturat në ardhje. /Telegrafi/
https://youtu.be/jsukfY9wraY